Ndërlidhjet

SHBA parandaloi një sulm të madh kibernetik rus


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se ka kapur një domen interneti, të kontrolluar nga një grup hakerësh i lidhur me inteligjencën ushtarake ruse, i cili ka planifikuar një sulm të madh kibernetik, me gjasë në Ukrainë.

Autoritetet amerikane thanë se ky domen do t'iu mundësonte hakerëve të marrin kontrollin e kompjuterëve dhe të vidhnin informacione të vlefshme.

Më herët, Agjencia për Siguri e Ukrainës ka paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia gjatë ngjarjeve të mëdha, të tilla si ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në futboll, e planifikuar për 26 maj në Kiev.

Ndihmësi i drejtorit të FBI-së, Scott Smith, tha se kjo agjenci amerikane "ka marrë një hap kritik në minimizimin e sulmit kibernetik".

FBI tha se domeni është krijuar nga një grup hakerësh që e quan veten Fancy Bear.

Ky grup fajësohet për një varg sulmesh në disa qeveri dhe caqe të ndjeshme, si rrjetet e energjisë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Agjencia Botërore Anti-Doping.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG