Ndërlidhjet

Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën e radhës me partitë politike


Pamje nga tryeza e organizuar nga LDK-ja
Pamje nga tryeza e organizuar nga LDK-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se më 25 maj do të organizojë tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do të ftojë subjektet politke në Kosovë.

Sipas Vetëvendosjes, përmes kësaj tryeze do të synohet arritja e konsensusit “për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

“Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjtë tanë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që ka organizuar tryezën e parë me subjektet politike. Ndërkaq, tryeza e dytë politike është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, ku është biseduar për gjetjen e konsensusit për tema që janë cilësuar si madhore. Në tryezën e thirrur nga PDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte marrë pjesë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG