Ndërlidhjet

Blloku i klerikut shiit i fiton zgjedhjet në Irak


Një mbështetës i klerikut Muqtada al-Sadr mban në duar një portret të tij
Një mbështetës i klerikut Muqtada al-Sadr mban në duar një portret të tij

Aleanca e klerikut shiit, Muqtada al-Sadr ka fituar shumicën e ulëseve në Parlamentin irakian, pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Zgjedhor.

Zgjedhjet në Irak ishin mbajtur më 12 maj. Blloku i kryeministrit aktual, Haidar al-Abadi ka dalë në vendin e tretë. Ndërkaq, një koalicion i kandidatëve që kanë lidhje me milicitë e mbështetura nga Irani, kanë arritur të dalin në vendin e dytë.

Asnjë nga tre grupet nuk kanë arritur të fitojnë mbi 50 ulëse në Parlament.

Bisedimet për formimin e Qeverisë së re pritet të zgjasin për muaj të tërë.

“Vota juaj është nderë për ne”, Sadr ka thënë përmes një deklarate, pas publikimit të rezultateve përfundimtare.

Sadr, kleriku anti-amerikan, që ka mbështetje kryesisht në zonat e varfëra urbane të Bagdadit, në të kaluarën kishte qenë lider i Ushtrisë Mahdi, që ka luftuar me forcat amerikane më 2003.

Kjo milici ishte shkatërruar më 2008 dhe ishte zëvendësuar me Brigadat e Paqes, që kanë ndihmuar në largimin e militantëve të Shtetit Islamik në zonat përreth Bagdadit më 2014.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG