Ndërlidhjet

Komisioni Evropian dërgon gjashtë vende në gjyq për ndotje të ajrit


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të dërgojë Gjermaninë, Francën dhe katër vende të tjera në gjykatën më të lartë, për shkak të bllokimit në përmbushjen e standardeve të BE-së për cilësinë e ajrit.

Vendimi erdhi pasi komisioni i Bashkimit Evropian u dha shansin e fundit në janar gjashtë vendeve: Britanisë së Madhe, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, Gjermanisë dhe Francës, për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Megjithatë, komisionari i mjedisit i BE-së, Karmenu Vella, tha në një konferencë shtypi në Bruksel se vendet nuk arritën të veprojnë shpejt.

“Komisioni duhej të konkludonte se masat shtesë të propozuara nuk janë të mjaftueshme për t'i përmbushur standardet e cilësisë së ajrit sa më shpejt të jetë e mundur. Si pasojë, komisioni ka vendosur t’i dërgojë këto gjashtë shtete anëtare në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së”, tha Vella.

Gjykata, e cila gjendet në Luksemburg, mund të shqiptojë gjoba të rënda.

Vella, i cili e quajti problemin e ndotjes “kërcënues për jetën”, tha se Brukseli kishte frikë se mund të përfundonte duke pritur disa vjet para se këto vende të vendosnin masat e duhura në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Nuk mund të presim më”, shtoi ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG