Ndërlidhjet

Hoxhaj: BE vendos shumë shpejt për vizat


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, foto nga arkivi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, foto nga arkivi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas kthimit nga Brukseli, ka thënë se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj ka thënë se Kosova është në kilometrin e fundit para se qytetarët të lëvizin pa viza drejtë zonës Schengen.

“Në takimet që kam pasur me komisionerët (Johannes) Hahn dhe (Dimitris) Avramopolos si dhe me shumë deputetë të Parlamentit Evropian është konfirmuar nga ana e institucioneve të BE-së se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza dhe brenda një kohe të shkurtë bëhet publik qëndrimi i Komisionit Evropian para shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE-së. Po ashtu brenda një kohe të shkurtër do të përmbyllet vendimmarrja brenda BE-së dhe shteteve anëtare dhe Kosova është në kilometrin e fundit se kur do të udhëtojnë qytetarët e saj pa viza”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Gjatë vizitës në Bruskel, Hoxhaj ka takuar komisionerin Johannes Hahn dhe Dimitris Avramopoulos. Po ashtu ai është takuar edhe meraportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tanja Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG