Ndërlidhjet

Haradinaj dhe Papadopoulou diskutojnë mandatin e EULEX-it


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, është biseduar për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, si shtyllë qendrore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit.

Duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në Kosovë, kryeministri Haradinaj theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës, u tha në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj u informua për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e shkëmbimit të letrave në mes të Presidentit dhe Përfaqësues së lartë të BE-së, znj. Mogherini.

Me këtë rast falënderoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou, për punën dhe angazhimin e saj në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, falënderoi kryeministrin për pritje, duke theksuar se edhe pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

Pas 15 qershorit të këtij viti, mandati i EULEX-it në Kosovë, do të jetë këshillëdhënës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG