Ndërlidhjet

Dhjetëra imamë do t’iu ligjërojnë të dënuarve kundër terrorizmit


Xhamia Sultan Mehmet Fatih në Prishtinë.
Xhamia Sultan Mehmet Fatih në Prishtinë.

Njëzet imamë do të angazhohen në procesin e deradikalizimit të të dënuarave për veprën penale të terrorizmit.

Imamët janë përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe të gjithë do të kalojnë nëpër verifikim, i cili bëhet nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

I gjithë ky proces do të zbatohet pas nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës që u bë të premten.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ky është një proces i rëndësishëm që do të ketë ndikim direkt në deradikalizimin e personave me prirje radikale.

Ndërkohë, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava tha se BIK-u, do të jetë i angazhuar në dhënien e kontributit në luftimin e çfarëdo forme të radikalizmit fetar.

Tërnava është shprehur i bindur se të 20-të imamët e përzgjedhur do të ndihmojnë në deradikalizimin e të burgosurve pasi sipas tij radikalizmi dhe ekstremizmi fetar nuk kanë asnjë lidhje me Islamin.

Personat që u kthyen nga zonat e konfliktit u përballën me procese gjyqësore, dhe disa prej tyre tashmë janë duke vuajtur dënimet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG