Ndërlidhjet

Serbia kundër simboleve të Kosovës në evropianin e karatesë


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, të cilën e drejton Marko Gjuriq, ka njoftuar se në mbledhjen e Ekipit koordinues të Qeverisë së Serbisë është arritur konkluzioni që gjatë Kampionatit Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet në Novi Sad, prej 10 deri më 13 maj, Kosova nuk guxon që t'i shpërfaqë simbolet e saj.

“Në mbledhjen është arritur në përfundim që simbolet e statusit të Kosovës, në prag të garës dhe gjatë garës, nuk guxohet që të shpërfaqen në fushën sportive dhe përqark saj”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Siç thuhet në komunikatë, organizuesi i garës ia ka mundësuar Kosovës që të marrë pjesë në këtë garë, "por kjo mund të bëhet vetëm në mënyrë neutrale ndaj statusit".

“Do të përfaqësohen me emër dhe mbiemër dhe me stemën e Federatës së Karatesë së Evropës”, është thënë në komunikatë, duke shtuar se Ekipi koordinues në këtë mënyrë “e shmangë mundësinë që një manifestim ndërkombëtar sportiv të keqpërdoret për promovimin e separatizmit dhe shkeljes së të drejtës ndërkombëtare”.

Përfaqësuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës, më herët sot, kanë deklaruar se do të udhëtojnë për në Novi Sad, por në qoftë se Kosova nuk trajtohet njëjtë sikurse të gjitha vendet tjera pjesëmarrëse në këtë garë, nuk do të garojnë fare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG