Ndërlidhjet

Gjermania dhe Franca i bëjnë thirrje SHBA-së të mos tërhiqet nga pakti bërthamor


Heiko Maas, Boris Johnson dhe Jean-Yves Le Drian. Foto nga arkivi
Heiko Maas, Boris Johnson dhe Jean-Yves Le Drian. Foto nga arkivi

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, i janë bashkuar Sekretarit të Jashtëm britanik, në thirrjet ndaj Shteteve të Bashkuara, që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që është arritur më 2015.

Duke folur në Berlin në një konferencë të përbashkët për media, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se “ne besojmë se marrëveshja e bën botën më të sigurt dhe se pa këtë pakt, bota do të ishte e pasigurt. Ne kemi frikë se dështimi i saj, do të rezultonte në përshkallëzim”.

Ndërkaq, homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian tha se Franca, Gjermania dhe Britania duan që të qëndrojnë në këtë marrëveshje, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Trump ka kërcënuar me tërheqje nga pakti bërthamor, nëse deri më 12 maj nuk përmirësohen, ato që ai i vlerëson si “të meta” të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja bërthamore i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG