Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për policët e zhdukur


Ilustrim
Ilustrim

Policia dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë rinisur të hënën kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, të cilët kanë rënë në rrjedhën e lumit Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke u zhvilluar kërkimet.

“Kërkimet kanë rinisur në orën 9:00 dhe janë duke vazhduar. Kërkimet po bëhen me të gjitha kapacitetet e Policisë dhe FSK-së. Në këtë kërkim po marrin pjesë edhe qytetarë vullnetarë në disa segmente të lumit”, ka bërë të ditur Gashi.

Policët e aksidentuar të shtunën kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe në anën e kufirit me Maqedoninë autoritetet atje janë në kërkim për gjetjen eventuale të trupave të dy policëve, pasi dyshimet janë që rrjedha e ujit ka mundur të bart trupat e policëve.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë që të ndihmojnë në gjetjen e dy policëve të zhdukur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG