Ndërlidhjet

Festime në Armeni pas dorëheqjes së kryeministrit


Jerevan, Armeni
Jerevan, Armeni

Dorëheqja e kryeministrit armen, Serzh Sarkisian, pas protestave kundër tij, nxiti festime gjatë gjithë natës në Armeni.

Mbështetësit e opozitës e akuzuan atë për monopol në pushtet.

Sarkisian u bë kryeministër javën e kaluar, pas dhjetë vjetësh president.

"Protestat në rrugë janë kundër mandatit tim. Po e plotësoj kërkesën tuaj", tha Sarkisian të hënën, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Udhëheqësi i protestave, Nikol Pashinian, i cilësoi demonstratat si "revolucioni i kadifenjtë armen".

Në fjalimin e tij në Sheshin e Republikës në Jerevan, Pashinian tha se "revolucioni" nuk duhet të ndalet me dorëheqjen e Sarkisianit, por të vazhdojë me "fitoren përfundimtare".

Ish-kryeministri Karen Karapetyan ka marrë përsipër ushtrimin e detyrës së kryeministrit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG