Ndërlidhjet

LDK: Qeveria prezantoi platformë të dobët për dialogun me Serbinë


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson platformën e prezantuar nga qeveria për dialogun me Serbinë si të varfër dhe dokument që nuk definon as temat për diskutim, as parimet dhe as afatet kohore.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij lidhur me rolin prijës që i jep kjo platformë presidentit në procesin e dialogut duke theksuar se ky rol i atribuohet atij në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit.

“LDK-ja do të analizojë në ditët në vijim këtë platformë dhe në konsultim me strukturat e veta dhe Grupin Parlamentar do të marrë vendim” tha Hoti gjatë konferencës së rregullt javore të LDK-së.

Subjekti më i madh opozitar, LDK-ja, ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet një tryezë me të gjitha partitë politike për të diskutuar, siç u tha, gjendjen e krijuar me qeverisjen në vend në kohën kur koalicioni e ka humbur shumicën në Kuvend.

"Do të diskutohet kriza institucionale dhe politike që po kalon vendi, humbja e shumicës parlamentare, mosfunksionimi normal i Kuvendit si dhe dështimi i funksionimit ligjor dhe kushtetues të institucioneve, siç ishte rasti me dëbimin e gjashtë shtetasve turq”, theksoj Hoti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG