Ndërlidhjet

Delegacioni kroat ndërpren vizitën në Serbi për shkak të Sheshelit


Delegacioni i Parlamentit kroat lë Beogradin, i shoqëruar nga policia.
Delegacioni i Parlamentit kroat lë Beogradin, i shoqëruar nga policia.

Një delegacion i Parlamentit të Kroacisë ndërpreu vizitën në Beograd, pasi politikani nacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar së voni për krime lufte nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, e përdhosi flamurin kroat dhe i shau vizitorët.

"Në hyrje të Parlamentit të Serbisë, Sheshel e përdhosi flamurin kroat dhe pastaj i ofendoi anëtarët e delegacionit të Kroacisë", thuhet në deklaratën e këtij delegacioni që u udhëhoq nga kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.

"Pavarësisht fillimit të mirë dhe vendosmërisë për të përmirësuar lidhjet tona, pas këtij akti kundër dinjitetit të Republikës së Kroacisë, ne e ndërpremë vizitën", tha delegacioni.

Shesheli ka hedhur flamurin kroat në tokë dhe ka shkelur mbi të, tha Partia e tij Radikale Serbe.

Zyrtarët serbë, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetaren e parlamentit, Maja Gojkoviq, e dënuan incidentin.

Javën e kaluar, një panel i gjykatësve të OKB-së në Hagë e përmbysi pjesërisht vendimin për lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftërave në Jugosllavi, në vitet 1990.

Mekanizmi për Tribunalet Penale Ndërkombëtare e dënoi atë me 10 vjet burg, porse Sheshel e ka shërbyer këtë kohë sa ka qenë në paraburgim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG