Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania do të njoftojnë të dërguarit e NATO-s lidhur me sulmet ajrore të koordinuara drejt Qeverisë siriane, ka thënë një zyrtar i aleancës.
Takimi i 29 ambsadorëve në NATO pritet të fillojë rreth orës 13:00.
NATO nuk është përfshirë në sulme, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë të shtunën përmes një deklarate se ai mbështet sulmet.
“Ky hap do të kufizojë kapacitetin e regjimit për të kryer sulme me armë kimike kundër popullit sirian”, ka thënë ai.
Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin ka kundërshtuar veprimin e SHBA-së dhe aleatëve të saj duke kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai e ka cilësuar këtë hap si “akt të agresionit kundër shtetit sovran që po konfrontohet me terrorizmin”.