Ndërlidhjet

Yulia Skripal refuzon ndihmën nga Rusia


Yulia Skripal
Yulia Skripal

Yulia Skripal, e cila po shërohet, pasi së bashku me babai e saj, ish-spiunin rus Sergei Skripal, u helmuan muajin e kaluar në Britani, ka thënë se nuk dëshiron asnjë ndihmë nga Rusia.

Në një deklaratë të lëshuar më 11 prill nga Policia britanike, thuhet se Yulia ka thënë se ajo “është e vetëdijshme për kontaktet specifike me ambasadtën ruse, të cilët me mirësi kanë ofruar ndihmën e tyre në çfarëdo mënyre që munden”.

“Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre, por, nëse ndryshoj mendjen, unë e di se si t’i kontaktoj ata”, ka thënë ajo, duke shtuar se “jam e sigurt dhe po ndihem më mirë”.

Yulia Skripal dhe babai i saj ishin hospitalizuar pasi më 4 mars u ishin ekspozuar një agjenti të fuqishëm nervrov.

Ambasada ruse në Londër ka vënë në pikëpyetje se nëse deklarata e lëshuar nga Policia britanike ka qenë në të vërtetë e lëshuar nga Skripalët.

“Ne vazhdojmë të insistojmë që të takohemi me Yulia dhe Sergei Skripal. Situata rreth tyre duket më shumë si një ndalim me forcë ose si burgosje”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Yulia është liruar nga spitali më 10 prill. Ajo ka thënë se babai i saj është “ende i sëmunurë” dhe se ajo po vazhdon të “vuaj nga efektet e agjentit nervor të përdorur” kundrejt tyre.

Britania e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, që nga Londra është identifikuar si agjent nervor i tipit Novichok, i prodhuar në Bashkimin Sovjetik.

Por, Moska vazhdimisht mohon çdo përfshirje në këtë sulm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG