Kremlini u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos kryejnë sulme me raketa në Siri, duke thënë se të tillat "mund të destabilizojnë në thelb" Lindjen e Mesme.
Komentet e zëdhënësit Dmitry Peskov janë të ngjashme me disa të zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët kanë paralajmëruar SHBA-në që të mos nisë sulme kundër caqeve të forcave të Qeverisë siriane.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tyre janë duke shqyrtuar nëse do të godasin Sirinë në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma.
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i së shtunës, i cili dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare.
"Do të dëshironim që të gjitha palët të shmangin hapat që nuk provokohen nga asgjë dhe që mund të destabilizojnë një situatë tashmë të brishtë në rajon", tha Peskov në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Sirinë.
Lexoni edhe këtë: