Ndërlidhjet

LDK paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë


Avdullah Hoti
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duke konstatuar se koalicioni aktual ka humbur shumicën në Kuvend pas daljes së Listës Serbe në opozitë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Avdullah Hoti tha në një konferencë për media se do të ishte e rrugës që Qeveria Haradinaj të ofrojë vet dorëheqje.

“Më çudisin disa deklarata kur po thonë se qeveria është stabile. Duhet të dalin dhe të japin dorëheqje”, tha Hoti, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës dhe kabinetit qeveritar.

“Me daljen e Listës Serbe ka mbetur qeveri e pakicës. Është mese e qartë se kjo s’mund të vazhdojë më tutje”, tha Hoti.

Në rast se Haradinaj dhe qeveria e tij nuk japin vet dorëheqje, Hoti tha se LDK do të marrë nismën e ngritjes së mocionit të mosbesimit.

“Ne kemi ofruar propozimin tonë për një tryezë të përbashkët për të caktuar datën e zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh jemi të obliguar që ta çojmë përpara mocionin e mosbesimit. LDK është e gatshme”, deklaroi Hoti.

Një ditë më herët, LDK ka mbledhur edhe kryetarët e degëve të saj, ku po ashtu kishte një qëndrim të përbashkët për inicimin e procesit të rrëzimit të qeverisë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG