Ndërlidhjet

Riaktivizohet Ekipi menaxhues për draft-statutin e Asociacionit


Mitrovicë
Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë riaktivizuar Ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në një komunikatë për media të kësaj zyre thuhet se riaktivizimi i Ekipit menaxherial është bërë “në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.

“Draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga 3 mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevantë të shoqërisë”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Gjithashtu është thënë se në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe mekanizma ndërkombëtarë, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat dhe “ky do të jetë një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike”.

“Drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG