Ndërlidhjet

Zakharova: KFOR-i dhe EULEX-i "miratuan në heshtje" arrestimin e Gjuriqit


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Forcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i dhe EULEX-i, "kanë miratuar në heshtje" arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas një postimi të Zakharovas në Twitter, fuqitë ndërkombëtare bartin përgjegjësinë më të madhe për sigurinë e banorëve joshqiptarë në Kosovë.

"Me arrestimin e Gjuriqit, fuqitë ndërkombëtare kanë treguar hapur pozicionin e shikimit përmes gishtërinjve. Kanë shikuar prej anash atë që ka ndodhur dhe nuk e kanë marrë përsipër, brenda mandatit të tyre, të parandalojnë veprimin e paligjshëm të autoriteteve të Prishtinës", tha Zakharova.

Më 26 mars, Policia e Kosovës ka ndaluar Gjuriqin në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi ai ka hyrë atje pa lejen e autoriteteve kosovare.

Shumë shpejt pas ndalimit, ai i është dorëzuar policisë në Serbi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG