Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi ka fituar mandatin e dytë presidencial. Ai ka fituar 97 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura javën e kaluar, ka njoftuar Komisioni i Zgjedhjeve.
Dalja në zgjedhje ka qenë 41.05 për qind.
Sisi nuk është përballur me kundërkandidat të fuqishëm në zgjedhjet që u mbajtën nga 26 deri më 28 mars. Kundërkandidati i tij në këto zgjedhje ishte Moussa Mustafa Moussa, një politikan pak i njohur dhe i cili ka mbështetur presidentin egjiptian, transmeton AP.
Moussa ka fituar më pak se 3 për qind të votave ose 1.76 milionë vota.
Gjatë një adresimi televiziv, Sisi ka falënderuar votuesit dhe ka premtuar se do të punojë për popullin egjiptian, duke thënë se “ata që më kanë shpërblyer me besimin e dhënë dhe më kanë dhënë votën, nuk kanë shumë dallim prej atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”.