Ndërlidhjet

Erdogan falënderon Thaçin, kritikon sërish Haradinajn


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan - Ankara, 30 mars 2018
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan - Ankara, 30 mars 2018

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar të dielën presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në kongresin e rregullt të partisë në pushtet AKP, në provincën jugore dhe kufitare Hatay, president turk kë deklaruar se operacioni kundër Lëvizjes Gyleniste në Kosovë nuk ka qenë as i pari dhe nuk do të jetë as i fundit, njofton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

"Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'turp'. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Ata bënë detyrën e tyre", ka thënë Erdogan.

Të enjten në Kosovë janë arrestuar dhe më pas deportuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Erdogan, e fajëson klerikun Gulen për një përpjekje grusht-shteti në Turqi, dy vjet më parë.

Udhëheqësit e institucioneve qendrore në Kosovë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të këtij operacioni. Për këtë fakt, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi.

Erdogan të shtunën ka kritikuar ashpër Haradinajn, duke thënë se ai “do të paguajë” për këto qëndrime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG