Ndërlidhjet

HRW kërkon hetim lidhur me deportimin e shtetasve turq


Nxënësit e shkollës "Mehmet Akif" kanë protestuar në Prishtinë kundër dëbimit të mësuesve të tyre
Nxënësit e shkollës "Mehmet Akif" kanë protestuar në Prishtinë kundër dëbimit të mësuesve të tyre

Organizata Human Rights Watch ka reaguar lidhur me arrestimin nga autoritetet në Kosovë dhe më pas dëbimin për në Turqi të gjashtë shtetasve turq.

Todor Gardos, hulumtues për Evropën Lindore dhe Ballkanin në Human Rihgts Wach ka thënë se kjo organizatë kërkon nga krerët institucionalë të Kosovës që të nisin hetime dhe të shpjegojnë se si shtetasit turq u dëbuan për në Turqi, vend ku mund të përballen me “torturë”.

“Vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe për t’i dorëzuar ata tek autoritetet turke, tregon mospërfillje për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. Pas arresimit të dyshuar, personat janë dërguar në shtetin, ku rrezikojnë që të përballen me torturë. Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe kryeparlamentari, të cilët pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni për operacionin, duhet të kërkojnë hetim dhe të tregojnë se si ka ndodhur kjo ngjarje”.

Të enjten, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq. Ata më pas u deportuan në Turqi.

Pesë nga të dëbuarit ishin punonjës në institution Arsimor Gylenistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, si dhe një mjek turk në Kosovë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.

Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG