Ndërlidhjet

Haradinaj kërkon informacion nga institucionet e Kosovës pas deportimit të shtetasve turq


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar informacion nga institucionet e Kosovës pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, është njoftuar se Haradinaj ka kërkuar “raportim nga Drejtori i AKI –së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë” për siç thuhet “deportimin me urgjencë dhe në fshehtësi” të këtyre personave.

Kërkesa e kryeministrit dhe reagimet e krerëve të tjerë të institucioneve të Kosovës kanë ardhur pas njoftimit se Drejtori i përgjithshëm i Shkollës "Mehmet Akif" në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit janë deportuar në Turqi.

Lexoni edhe këta artikuj:

Deportohen nga Kosova në Turqi të arrestuarit e shkollës “Mehmet Akif”

Presidenti dhe kryeministri "nuk kanë pasur informacion për deportimin"

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG