Ndërlidhjet

NATO dëbon shtatë diplomatë rusë


Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do të dëbojë shtatë anëtarë të stafit nga misioni i Rusisë, në përgjigje të helmimit të ish-spiunit rus në Britani.

Duke e quajtur si “ndërhyrje të pamatur në normën ndërkombëtare” sulmin me agjent nervor, Stoltenberg gjithashtu ka njoftuar se nuk ka miratuar akreditimin e tri anëtarëve të stafit, duke e zvogëluar në 20 numrin e të punësuarve në misionin rus.

Ky vendim vjen pasi qeveritë e 22 shteteve nga e mbarë bota kanë dëbuar të paktën 116 diplomatë rusë, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjent nervor, në qytetin britanik Salisbury.

Britania ka përshëndetur dëbimin masiv të spiunëve të dyshuar rusë në mbarë botë, duke e quajtur këtë veprim si “pikë e kthesës”.

Moska ka akuzuar Uashingtonin se ka bërë presion “kolosal” mbi aleatët në dëbimin e diplomatëve dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet.

Britania thotë se Moska qëndron prapa sulmit të Sergei dhe Yulia Skripal, të cilët vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG