Ndërlidhjet

Në Sllovaki ndalohen shërbimet e Uber-it


Një gjykatë në Sllovaki ka urdhëruar që kompania Uber të pezullojë operaciont në këtë vend, ka njoftuar një zëdhënës i gjykatës. Ky vendim vjen pasi shoferët e taksive janë ankuar se kjo kompani po ju bën konkurrencë të pandreshme.

Megjithëse vendimi ka hyrë në fuqi më 6 mars, vetëm sot u njoftua se shërbimet e Uber nuk do të ketë më në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.

Në janar, shoqata e shoferëve të takisve në Bratisllavë kishte ngritur padi, duke thënë se shoferët e Uber nuk plotësojnë kriteret e shoferëve profesionalë dhe se makinat e tyre nuk kanë kriteret e kërkuara të sigurisë.

Uber në Sllovaki nuk ka komentuar duke thënë se një gjë të tillë do të bëjë pasi të kenë marrë vendimin e gjykatës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG