Ndërlidhjet

Maqedonia dëbon një diplomat rus


Shkup, 21 mars, 2018
Shkup, 21 mars, 2018

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vendosur të dëbojë një diplomat të Federatës Ruse në këtë vend. Në një komunikatë për media, MPJ ka thënë se vendimin e ka marrë në konsultim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me "rastin Skripal".

"Përdorimi i armatimit kimik të nivelit ushtarak është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe një gjë e tillë ndikon në sigurinë e vendeve", thuhet në komunikatë.

Vendimin e Maqedonisë e ka mbështetur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Charles Garett.

SHBA-të dhe BE-ja kanë dëbuar gjithashtu dhjetëra diplomatë rusë lidhur me rastin Skripal.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë fajësuar Moskën për sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, më 4 mars, në Sallsbëri të Anglisë.

Dy viktimat mbeten në gjendje kritike për jetën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG