Ndërlidhjet

Zjarr në një qendër tregtare në Siberi, dhjetëra viktima


Fotografi ilustruese nga arkivi
Fotografi ilustruese nga arkivi

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarri në një qendër tregtare në Siberi, kanë njoftuar autoritetet ruse.

Shkaku i zjarrit në qytetin Kemerovo, rreth 3,000 kilometra në lindje të Moskës, ende nuk është bërë i ditur.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se 69 persona janë ende të zhdukur dhe sipas zjarrfikësve 40 prej tyre janë fëmijë.

Rreth 43 persona tjerë janë dërguar në spital për t’u trajtuar.

Ende nuk është bërë e qartë nëse viktimat pësuan nga djegiet apo u ngufatën nga tymi.

Në hapësirën e qendrës tregtare ku kishte rënë zjarri ka kinema dhe hapësira argëtimi për fëmijë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG