Ndërlidhjet

Nëntëmbëdhjetë vjet nga intervenimi i NATO-s kundër caqeve serbe


Ndërtesë e shkatërruar nga fushata e NATO-s në Beograd, foto nga arkivi
Ndërtesë e shkatërruar nga fushata e NATO-s në Beograd, foto nga arkivi

Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, NATO ka nisur fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, për 78 ditë me radhë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë dje se kjo fushatë ka qenë vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës.

“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e Perëndimit, "për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në rrugën e integrimit euro-atlantik".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG