Ndërlidhjet

BE: Pas demarkacionit, rezultate në luftimin e krimit dhe korrupsionit


Nataliya Apostolova, shefe e zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë
Nataliya Apostolova, shefe e zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë

"Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës paraqet një arritje të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të shefës së zyrës se Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, si dhe përfaqësuesve dhe shefave të misioneve të BE-së.

Këto misione kanë përgëzuar ligjvënësit për votimin, kurse shprehin keqardhje “që diskutimi në Kuvend u pengua nga përpjekje të vazhdueshme për t’i ndërprerë procedurat duke lëshuar gaz lotsjellës”.

Pas ratifikimit të marrëveshjes, në komunikatë thuhet se tash, vëmendja duhet të përqendrohet në forcimin e rezultateve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Presim që të gjitha palët të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet për përmbushjen e kriterit të mbetur për liberalizimin e vizave dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës", thuhet në komunikatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG