Ndërlidhjet

BE mirëpret ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përfaqësuesit e lartë evropianë, e kanë vlerësuar këtë si arritje për Kosovën dhe përmbushje të një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave.

Shefja për Politikë të Jashmte e BE-së, Federica Mogherini, Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është është hap krucial drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një arritje dhe përparim, që është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ratifikimi gjithashtu paraqet përmbushjen e njërit prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç ka thënë edhe presidenti Jean Claude-Juncker gjatë vizitës së tij në Kosovë, ky është një hap krucial në rrugën dretj liberalizimit të vizave, prej të cilit, më së shumti përfitojnë qytetarët”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e tyre dhe përpjekjet e tyre për të arritur lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët e Kosovës”, thuhet tutje në deklaratë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG