Ndërlidhjet

Thaçi: Ratifikimi i Demarkacionit forcon të ardhmen euro-atlantike të Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, deputetët e Kuvendit i dhanë fund “paqartësisë së panevojshme politike”, që sipas tij, e ka mbajtur peng për tre vjet, liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi tha se vota e sotme e deputetëve ishte veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe i hap “rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin tone”

Thaçi tha se deputetët e Kuvendit duhet të jenë të bashkuar edhe në çështje të tjera të interesit shtetëror, siç është dialogu për normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë.

Presidenti Thaçi tha shpreson që pas ratifikimit të Demarkacionit, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, duke shtuar se ai është i sigurt se “BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG