Ndërlidhjet

Trump edhe princi saudit kritikojnë Iranin


Presidenti Donald Trump dhe princi saudit, Mohammed bin Salman
Presidenti Donald Trump dhe princi saudit, Mohammed bin Salman

Shtëpia e Bardhë dhe Arabia Saudite kanë kritikuar Iranin për mbështetjen që u jep revelëve në Jemen, teksa lideri suprem iranian është kundërpërgjigur duke thënë se SHBA nuk është në gjendje të krijojë stabilitet në rajon.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Donald Trump është takuar me princin saudit, Muhammad bin Salman kanë diskutuar për “kërcënimin” që rebelët huthi “paraqesin për rajonin, të cilët ndihmohen nga Grada Revolucionare Islamike e Iranit”.

“Liderët po ashtu kanë diskutuar për hapat e mëtejmë për të adresuar situatën humanitare dhe janë pajtuar se për dhënien fund të konfliktit në Jemen është e nevojshme një zgjidhje politike”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë gjatë një adresimi publik se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje që të krijojnë stabilitet në rajon, duke theksuar se një shembull i mirë për këtë është prezenca ushtarake e SHBA-së në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG