Ndërlidhjet

Thaçi: Dhuna, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj veprimeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën dy herë gaz lotsjellës në momentin kur po tentohej të votohejMarrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe është pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

"I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie".

"Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar".

Po ashtu presidenti Thaçi, ka theksuar se tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit.

"Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përfaqësojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar", tha shkruar Thaçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG