Ndërlidhjet

Hoti: LDK e voton ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Deputetët e Lidhjes Demokratike do të votojnë pro ratifikimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka njoftuar se “27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”.

Kuvendi i Kosovës pritet që të martën të ketë në rend dite ratifikimin e Marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, marrëveshje kjo e arritur më 2015.

“Koalicionit qeverisës i takon t’i sigurojë 62 vota. Nuk mund të arsyetohen me refuzimin e deputetëve serbë, për shkak se me votat e tyre e mbajnë në këmbë qeverinë e brishtë”, ka shkruar Hoti.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është njëri nga dy kushtet e fundit që duhet të plotësojë Kosova për të siguruar lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen, krahas kushtit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG