Ndërlidhjet

Trump "nuk po shqyrton" shkarkimin e Muellerit


Robert Mueller (djathtas) dhe Donlad Trump.
Robert Mueller (djathtas) dhe Donlad Trump.

Avokati i Shtëpisë së Bardhë lëshoi një deklaratë për media, duke thënë se presidenti Donald Trump nuk po shqyrton shkarkimin e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller.

Deklarata e avokatit Ty Cobb vjen pasi Trump, me disa postime në Twitter, i ka kritikuar hetimet e Muellerit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Trump ka thënë vazhdimisht se ai beson se hetimet janë të motivuara politikisht dhe i ka quajtur ato "gjueti shtrigash".

"Në përgjigje të spekulimeve në media dhe pyetjeve që i bëhen administratës, Shtëpia e Bardhë konfirmon se presidenti nuk po shqyrton apo diskuton shkarkimin e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller", tha avokati Cobb.

Shumë demokratë, përfshirë edhe disa ligjvënës republikanë, i kanë bëtë thirrje Trumpit të mos e shkarkojë Muellerin, duke thënë se një hap i tillë do të çonte në krizë kushtetuese.

Mueller, ish-shef i FBI-së, është emëruar fillimisht për të hetuar lidhjet midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit më 2016, por ligji i lejon atij të ndjekë çdo krim që zbulohet nga hetimet e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG