Ndërlidhjet

Koreja V. nuk i është përgjigjur ende takimit me Trumpin


Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) dhe lideri verikorean, Kim Jong Un (majtas), ilustrim.
Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) dhe lideri verikorean, Kim Jong Un (majtas), ilustrim.

Koreja e Jugut tha se nuk ka marrë ende përgjigje nga Phenjani për takimin e liderit verikorean, Kim Jong-un, me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një zhvillim të papritur, Trump tha të premten se e pranon ftesën e Koresë Veriore për bisedime direkte.

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë thënë se Kim është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore.

Detajet për bisedimet e planifikuara mbeten të paqarta, pa asnjë marrëveshje mbi vendndodhjen apo rendin e ditës.

“Nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga regjimi i Koresë së Veriut në lidhje me takimin", tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Unifikimit në Seul.

“Mendoj se ata po i qasen kësaj çështjeje me kujdes dhe se kanë nevojë për kohë për të organizuar qëndrimin e tyre", tha zëdhënësi.

Koreja e Veriut është e izoluar me dekada për shkak të shkeljeve të dokumentuara të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të armëve bërthamore, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë prova bërthamore dhe ka raketa që mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG