Ndërlidhjet

Ish-spiuni rus mund të jetë helmuar pas bashkëpunimit të vazhdueshëm me agjencitë Perëndimore


Disa zyrtarë duke hetuar me kujdes vendin ku është gjetur ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia Skripal, foto nga arkivi
Disa zyrtarë duke hetuar me kujdes vendin ku është gjetur ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia Skripal, foto nga arkivi

Ish-spiuni rus, Sergei Skripial që është helmuar javën e kaluar me agjent nervor ka vazhduar të ofrojë informacione për agjencitë Perëndimore të Inteligjencës pasi ka arritur në Britani më 2010, kanë raportuar mediat.

The Financial Times dhe media të tjera britanike, duke cituar burime britanike të sigurisë, kanë raportuar më 9 mars se Skripal ka vazhduar të diskutojë me agjencitë Perëndimore, kapacitetet e inteligjencës ruse, ndonëse vlera e tij si burim është “zbehur shpejt”.

“Ai ka qenë i dobishëm për një periudhë të kufizuar kohore”, ka thënë një burim i sigurisë, që ka kërkuar të mos indentifikohet për Financial Times.

Ai ka thënë se po këto bashkëpunime mund të jenë shkaku i helmimit të tij.

Skriapal, kolonel i penisionuar rus, është dënuar më 2006 nga gjykata ushtarake në Moskë për “tradhti të lartë”, pasi ka kaluar identitete të agjentëve rusë te Shërbimi i Inteligjenës në Britani të Madhe.

Ai ka qenë një nga katër të burgosurit rusë që janë këmbyer në vitin 2010 me 10 agjentë rusë.

Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij Yulia 33 vjeçe, janë në gjendje kritike në një spital në Salisbury në Angli.

Autoritetet britanike kanë thënë se ata i janë ekspozuar një agjenti “të rrallë” nervor gjatë një “tentim vrasje” më 4 mars.

Policia kundërterrorizëm, e cila është duke udhëhequr hetimet, ka thënë se “publiku nuk duhet të jetë i alarmuar” dhe se “ndihma ushtarake do të vazhdojë sipas nevojës në këtë hetim”.

Autoritetet britanike e kanë cilësuar helmimin si “krim të tmerrshëm dhe të pamatur”, ndërsa rastin janë duke e cilësuar si “tentim vrasje”.

Ata kanë thënë se do të përgjigjen në mënyrë të duhur nëse ka shenja se Moska ka qenë mbrapa incidentit.

Moska ka kundërshtuar ndonjë përfshirje dhe ka akuzuar mediat britanike për histeri anti-ruse.

Policia ka thënë se 21 persona janë trajtuar në spital, mirëpo vetëm Sripal, vajza e tij dhe polici Nick Bailey, që i është afruar i pari vendit të incidentit, janë aktualisht në ambientet e spitalit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG