Ndërlidhjet

Dorëhiqen edhe dy anëtarë të komisionit anti-korrupsion në Maqedoni


Fotografi ilustruese nga arkivi
Fotografi ilustruese nga arkivi

Tre anëtarë tjerë të komisionit kundërkorrupsionit në Maqedoni kanë dhënë dorëheqje pas skandalit për shpërdorim të fondeve.

Doreheqjet e fundit kanë ardhur sot, pasi dy anëtarë të tjerë, duke përfshirë udhëheqësin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, kanë vepruar njëjtë më herët gjatë javës.

Dorëheqjet duhet të miratohen zyrtarisht nga parlamenti, duke lënë këtë trup me vetëm dy anëtarë nga shtatë sa ka në total.

Skandali ka ndodhur pasi mediat lokale kanë publikuar raportin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, nën dyshimin se disa anëtarë të komisionit kanë marrë para nga buxheti i këtij komisioni më shumë se sa nevojat e tyre.

Zyra e Prokurorit Publik ka nisur hetimet rreth këtyre supozimeve.

Kryeministri Zoran Zaev, ka bërë thirrje për një trup efikas kundërkorrupsionit, i cili do të “mbikqyrte me kujdes sektorin ekzekutiv dhe gjithçka që ka të bëjë me paranë publike”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG