Pakistani ka zgjedhur për herë të parë në Senat një grua të minoritetit hindu.
Krishna Kumari Kohli, 39 vjeçare, është anëtare e Partisë Popullore të Pakistanit dhe përkrahet nga të ashtuquajturit të paprekshëm, që i përkasin rangut më të ulët të sistemit të kastave që ende funksionon në Pakistan dhe Indinë fqinje.
Zgjedhja e saj është konsideruar si fitore e madhe për gratë dhe të drejtat e minoriteteve në Pakistan.
“Jam shumë e lumtur, për mua ka qenë e paimagjinueshme që të arrijë në senat”, i ka thënë Kumari Kohli agjencisë, The Associated Press.
“Do të vazhdojë të punojë për të drejtat e njerëzve të shtypur, sidomos për fuqizimin e rolit të grave, shëndetit dhe arsimimit të tyre”, ka shtuar ajo.
Në të njëjtën kohë, mentori i një numri të liderëve talibanë,
Maulana Samiul Haq, nuk ka fituar ulëse në Senat.
Fitorja e Kohlit ka qenë pjesë e procesit të votës së fshehtë më 3 mars, nga anëtarët e parlamentit dhe asambleve provinciale, të cilët i kanë dhënë partisë Lidhja Myslimane e Pakistanit, kontrollin e Dhomës së Lartë të parlamentit.