Ndërlidhjet

Yanukovych: Nuk jam takuar asnjëherë ballë për ballë me Paul Manafort


Ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, foto nga arkivi
Ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, foto nga arkivi

Ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych ka thënë më 2 mars se nuk ka takuar asnjëherë ballë për ballë Paul Manafort, ish-menaxherin e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, pavarësisht punës së Manafortit për qeverinë e tij.

Manafort, 68 vjeçar është akuzuar për pastrim të parave dhe mashtrim me taksa, që janë të lidhura me punën e tij dhe bashkëpuntorit, Richard Gates për qeverinë e Yanukovychit gjatë viteve 2006-2014.

Yanukovich është detyruar të largohet nga qeveria ukrainase dhe të niset drejt Rusisë, pas protestave masive pro-evropiane që njihen si Euromaidan.

“Unë e kam takuar atë gjithmonë në takimet që kam pasur me pjesën tjetër të këshilltarëve. Nuk kam pasur kurrë kontakte vetëm me të”, ka thënë Yanukovych në një konferencë për media në Moskë.

Ai po ashtu ka thënë se, “nuk ka nënshkruar personalisht ndonjë kontratë me Paul Manafort”.

“Nuk e kam parë apo dëgjuar për Paul Manafort prej kur jam larguar nga Ukraina”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka folur kurrë për Manafortin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Manafort është deklaruar i pafajshëm në akuzat kundër tij.

Këshilltari special amerikan, Robert Mueller është duke hetuar lidhjet e supozuara të fushatës së Trumpit dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Këshilltari politik afatgjatë, Manafort ishte bërë udhëheqës i fushatës së Trumpit në qershor të vitit 2016, mirëpo është shkarkuar disa muaj më vonë, pas zbulimit të punës së tij me partinë e Yanukovychit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG