Ndërlidhjet

Rogers: SHBA nuk ka bërë mjaftueshëm në luftimin e ndërhyrjes ruse


Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Siguri në SHBA, Mike Rogers, foto nga arkivi
Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Siguri në SHBA, Mike Rogers, foto nga arkivi

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka urdhëruar apo autorizuar agjencitë e inteligjencës që të hakmerren kundër ndërhyrjes ruse dhe fushatave dezinformuese të Rusisë, gjë që ka rezultuar me një përgjigje të zbehtë që nuk e ka frikësuar Moskën, ka thënë drejtori i Agjencisë Kombëtare për Siguri, Mike Rogers.

Admirali Rogers, i cili është drejtor i Komandës amerikane për Kibernetikë, i ka thënë Kongresit se ai ka marrë hapa për t’iu përgjigjur kërcënimit, mirëpo as presidenti Trump as Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis nuk i kanë garantuar atij ndonjë autoritet për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë që të nxisë konflikte në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk më është dhënë kurrë ndonjë rrugë speficike për të marrë hapa jashtë autoritetit tim. Unë kam vepruar brenda detyrës sime, duke tentuar të jem komandant i mirë”, ka thënë Rogers, në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura.

Rogers i ka thënë Kongresit se ai mendon që vendi duhet të ketë një qasje më të ashpër, mirëpo ai nuk dëshiron t’i tregojë presidentit se çfarë duhet të bëjë.

“Unë besoj se presidenti rus, Vladimir Putin ka ardhur në përfundim se mund të paguajë çmim të vogël, andaj mendon se ‘Unë mund të vazhdojë këtë aktivitet”, ka thënë Rogers.

“Është e qartë se ajo çfarë kemi bërë nuk ka qenë mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka thënë se Trumpi është duke shikuar për mënyra se si të parandalojë ndërhyrjen ruse dhe pritet që në javët vijuese të merren me shumë masa.

Deklaratat e Rogers kanë ardhur vetëm dy javë pasi shefat e inteligjencës amerikane kanë dëshmuar se Rusia është duke ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në fushatat kongresionale të SHBA-së, para mbajtjes së zgjedhjeve afatmesme në nëntor të këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG