Ndërlidhjet

Mali i Zi pritet të negociojë dy kapituj të rinj me BE-në këtë vit


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri malaez, Dushko Markoviq në Podgoricë
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri malaez, Dushko Markoviq në Podgoricë

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq ka thënë se pret që vendi i tij të hapë dy kapituj të rinj në drejtësi dhe gjyqësor gjatë këtij viti, në kuadër të negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Markoviq i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, i cili ka vizituar Podgoricën.

Juncker ka thënë se Mali i Zi tashmë demonstron një përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe kjo gjë meriton admirim.

Në strategjinë e re për zgjerim të BE-së, përmenden Mali i Zi dhe Serbia, si vende që mund t’i bashkohen bllokut deri më 2025.

“Çështja kryesore është se ne jemi absolutisht të përkushtuar në vlerat e BE-së”, ka thënë Markoviq.

“Nuk kemi dyshim në këtë aspekt, ashtu siç nuk kemi dyshim se nuk ka alternativë tjetër sa i përket të ardhmes evropiane”, ka shtuar ai.

Juncker ka vizituar edhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe ka mbajtur një fjalim të parlament më 27 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG