Ndërlidhjet

SHBA: Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për shfuqizimin e DACA-s


Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë

Gjykata Supreme në Amerikë ka kthyer mbrapsht kërkesën e administratës të presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë programin DACA, për dëbimin e qindra-mijëra të rinjve që kanë ardhur në mënyrë ilegale në SHBA kur kanë qenë fëmijë.

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë programin DACA, që daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi imigrantët e rinj pa dokumente.

Me anë të këtij programi, këta imigrantë mbrohen nga dëbimi dhe u jepen lejet e punës për periudha dyvjeçare dhe pastaj ata duhet të ri-aplikojnë.

Kongresi deri më tani nuk ka arritur të miratojë legjislacionin për të adresuar fatin e këtyre imigrantëve duke përfshirë një rrugë të mundshme për shtetësi.

Me shfuqizimin e Daca-s, mbi 800,000 veta do të përballeshin me dëbim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG