Ndërlidhjet

Parlamenti holandez njeh vrasjet e armenëve si “gjenocid”


Ekspozitë në Jerevan mbi vrasjet e armenëve nga turqit otomanë
Ekspozitë në Jerevan mbi vrasjet e armenëve nga turqit otomanë

Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit holandez kanë miratuar një rezolutë, përmes së cilës njihet si “gjenocid” masakra ndaj armenëve nga Perandoria Osmane më 1915, një vendim ky ka shkaktuar zemërim në Turqi.

“Mocioni është pranuar”, ka thënë kryeparlamentarja Khadija Arib, pasi 143 ligjvënës votuan pro dhe vetëm tre kundër këtij propozimi.

Ligjvënësit gjithashtu kanë kaluar edhe një rezolutë tjetër për dërgimin e përfaqësuesve qeveritarë në kryeqytetin armen, Jerevan, gjatë muajit prill, për të përkujtuar viktimat.

Këtë vendim të Parlamentit holandez e ka mirëpritur Ministria e Jashtme e Armenisë.

Por, lidhur me këtë vendim ka reaguar Ministria e Jashtme e Turqisë. Kjo ministri ka dënuar “fuqishëm” këtë vendim, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ligjërisht i detyrueshëm apo i vlefshëm. Në deklaratën e ministrisë turke, thuhet se Qeveria holandeze ka deklaruar se ky vendim nuk do të bëhet politikë zyrtare e vendit.

Vrasjet dhe largimi i 1.5 milion armenëve nga turqit otomanë, është një temë shumë e ndjeshme për Armeninë dhe Turqinë.

Armenia thotë se kjo është një prej shembujve të parë të gjenocidit në historinë moderne. Turqia kundërshton një pretendim të tillë, duke thënë se numri i armenëve të vrarë është më i vogël.

Të paktën 23 shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, i kanë njohur si “gjenocid” vrasjen e armenëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG