Ndërlidhjet

OEAK: Korrupsion në shëndetësi dhe arsim të lartë


Ilustrim
Ilustrim

Korrupsioni vazhdon të mbetet në nivel të lartë si në sektorin e shëndetësisë ashtu edhe në arsim si pasojë e mungesës së vullnetit politik në nivelet më të larta institucionale.

Kështu u tha në një debat të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me titullin “Korrupsioni në Arsim dhe Shëndetësi”.

Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane më Kosovës tha se pavarësisht përparimit në luftën kundër korrupsionit, kjo dukuri vazhdon të mbetet në nivel të lartë.

“Duhet shtuar përpjekjet në të gjitha hallkat e luftimit të korrupsionit për rezultate më të efektshme në këtë aspekt”, tha Zeka.

Në anën tjetër, Patrick Etienne nga Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Kosovë, tha se pasojat e korrupsionit në shëndetësi po ndikojnë në shërbime të cilësisë më të ulët.

“Problemi kryesor qëndron tek institucionet e larta shtetërore tek të cilat interesi privat mbizotëron atë publik”, tha Etienne.

Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se që nga paslufta, sistemi arsimor ka degraduar si në mungesën e investimeve për arsimin si fushë me prioritet ashtu edhe mungesën e zhvillimit të ligjeve.

Organizata ndërkombëtare Transparency International në raportin e publikuar të mërkurën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, e ka radhitur Kosovën në vendin 85-të, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG