Maqedonia është më afër se kurrë në dhjetë vjetët e fundit zgjidhjes së kontestit të emrit më Greqinë, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Jam shumë e kënaqur dhe e lehtësuar që ka lëvizje në bisedime”, tha ajo në një konferencë për media në Berlin, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.
Dy vendet, së voni, i kanë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit.
“Në dhjetë vjetët e fundit, zgjidhja nuk ka qenë kaq e afërt si tani dhe do të ishte e mrekullueshme nëse vështirësitë e mbetura tejkalohen”, tha Merkel.
Mosmarrëveshja ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO dhe Bashkimin Evropian. Greqia është anëtare e të dyjave institucioneve.
Lexoni edhe këtë: