Ndërlidhjet

Lavrov: Paditë amerikane kundër rusëve janë "gjepura"


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foto nga arkivi
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foto nga arkivi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se nuk ka koment për paditë amerikane ndaj rusëve, që supozohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ai i ka cilësuar akuzat si “gjepura”, derisa Moska t’i shikojë faktet në këtë rast.

Lavrov i ka bërë këto komente në sesionin pyetje-përgjigje në Konferecën për Siguri në Mynih, pas fjalimit që ka mbajtur aty.

Një ditë më parë, Uashingtoni ka njoftuar për paditë kundër disa qytetarëve dhe kompanive ruse, të akuzuar për tentimet e tyre që të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.

“Nuk kam përgjigje”, ka thënë Lavrov.

“Derisa të shohim faktet, të tjerat i konsiderojmë gjepura”.

Gjatë fjalimit të tij në konferencë, Lavrov ka përmendur një varg ankesash kundër Perëndimit, duke përfshirë atë që ka quajtur mbështetje të BE-së në “grushtshtetin” kundër ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Yanukovych, aleat i Kremlinit ka ikur nga Ukraina në shkurt të vitit 2014, pas disa muajsh të protestave në rrugë.

Deklaratat e Lavrovit kanë ardhur pas fjalimit të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, i cili ka akuzuar Rusinë se po zhvillon “luftë hibride në botë”.

Lavrov ka thënë se është vetëm “mit”, ideja e “kërcënimit global rus”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG