Ndërlidhjet

Barbadosi e njeh Kosovën si shtet


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, foto nga arkivi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, foto nga arkivi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se Barbadosi e ka njohur Kosovën si shtet.

"Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!", thuhet në postimin e tij.

Pacolli ka postuar edhe dokumentin zyrtar ku njoftohet për një gjë të tillë.

Një njoftim vjen vetëm disa ditë para shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar një varg aktivitetesh për të shënuar jubileun e pavarësisë.

Me Barbadosin në listë, shtetësia e Kosovës njihet nga 116 vende në botë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG