Ndërlidhjet

Albin Tahiri debuton në Lojërat Olimpike Dimërore


Albin Tahiri
Albin Tahiri

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pjongçang të Koresë së Jugut.

"Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të në mesin e 65 garuesve në disiplinën kombinim alpin", njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Sipas Komitetit Olimpik, kjo pozitë vlerësohet e suksesshme.

Tahiri, 28 vjeç, është sportisti i vetëm që mbron ngjyrat e flamurit të Kosovës në Pjongçang.

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, derisa në Lojërat Olimpike Verore tashmë ka një medalje të artë me kampionen në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG