Ndërlidhjet

Daçiq: Çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, nevojitet dialog


Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Beograd, 12 shkurt 2018.
Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Beograd, 12 shkurt 2018.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se çështja e Kosovës nuk ka përfunduar dhe se për zgjidhjen e saj duhet dialog midis Beogradit dhe Prishtinës.

Pas takimit me zëvendëskancelarin austriak, Heinz-Christian Strache, në Beograd, Daçiq e falënderoi atë për mirëkuptimin që ka shteti i Austrisë ndaj qëndrimit të Serbisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën që kemi, që Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është e rëndësishme që të kemi mirëkuptim edhe për qëndrimin tonë”, tha Daçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Zëvendëskancelari austriak tha se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në afat të gjatë dhe se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë kompromis, me të cilin do të respektoheshin edhe nevojat e serbëve.

Ai ka thënë se “asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG